Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Emergjencat civile i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes, “shkrihet” Drejtoria e krijohet Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes!
Ministria e Mbrojtjes ka tashmë gati projektligjin që riorganizon mbrojtjen civile në vend. Në listën e ndryshimeve është edhe transformimi i drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe kalimi i varësisë nga ministria e Brendshme te ajo e Mbrojtjes.
“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile do të vazhdojë të funksionojë sipas strukturës ekzistuese, deri në miratimin e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipas parashikimit të këtij ligji dhe miratimit të strukturës e të organikës, në përputhje me legjislacionin në fuqi” shkruhet në projektligjin e ri të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në një postim në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shpjeguar risitë e projektligjit.
“Riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministria e Mbrojtjes. Përvoja e viteve të fundit na ka mësuar që emergjencat kanë nevojë për përmirësime edhe sa i përket kuadrit ligjor.
Kemi gati projektligjin që synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi. Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së.
Rrit rolin e prefektit dhe krijon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të ketë kapacitete shumë më të mëdha administrative, përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera.
E fundit, por kurrsesi më pak e rëndësishmja; nxit vullnetarizmin, dhe meqë jemi këtu, jam e lumtur të mirëpres çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojmë në qeveri e mandej në Kuvend” shkruan ministrja e Mbrojtjes./Scan