Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Emiljano Nuhu jep detaje: Rrahman Rraja u fut i pari në zyrën time, kush ishte më agresiv
Emiljano Nuhu në një lidhje direkte me skype në News 24, ka dhënë detaje të tjera nga momenti i vizitës në zyrën e tij nga deputeti socialist Rrahman Rraja, vëllai i tij dhe nga Taulant Taulant Balla.
I pyetur nga Nisida Tufa se kush ka qenë më agresiv , Emiljano është përgjigjur, “I pari ka hyrë deputeti Rrahman Rraja, pastaj të tjerët më radhë. Më agresiv ka qenë vëllai i deputetit, Xhemal Rraja, për shkak të veprimeve kriminale që ka kryer gjatë gjithë kohës. Ai njihet nga të gjithë në zonë se çfarë përfaqëson pavarësisht se të tjerët nuk marrin guximin të shprehet. Ai ka qenë me armë pa leje”, është shprehur më tej Nuhu.
Më tej ai ka treguar se ka kontaktuar drejtuesin e tij të komisariatit, i cili duhet t’i kishte dërguar forca të tjera policie por ai ka dashur ta zgjidh çështjen në mënyrë jo ligjore.