Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Emrat e 28 deputetëve të opozitës që rrezikojnë mandatin e deputetit nëse nuk shkojnë në Kuvend këtë muaj
Që prej 19 korrikut, deputetët e opozitës kanë bojkotuar Kuvendin duke vendosur si kusht për mazhorancën propozimin për vettingun në politikë.
Kushtetuta parashikon që nëse një deputet nuk paraqitet në Kuvend për gjashtë muaj me radhët atëherë ai humbet mandatin. Për deputetët e opozitës ky afat është data 19 janar.
Janë 28 deputetë të opozitës të cilët rrezikojnë mandatin brenda këtij afati. Sesioni i ri parlamentar nis në datën 21 janar dhe për këtë arsye, dhjetori është afati i fundit për deputetët e opozitës. Në këtë muaj të fundit të vitit janë parashikuar të mbahen dy seanca, një në datën 13 dhe një në datën 20, dhe pikërisht këto të dyja janë edhe afatet e fundit sa i takon mandatit të deputetëve opozitar.
Deri më tani, opozita nuk ka vendosur ende nëse do të rikthehet në Kuvend apo jo.
Emrat e deputetëve
1.Agron Çela
2.Aldo Bumçi
3.Andon Frrokaj
4.Astrit Veliaj
5.Bardh Spahia
6.Dashamir Shehi
7.Edi Paloka
8.Edmond Spaho
9.Fatbardha Kadiu
10.Flamur Noka
11.Genc Pollo
12.Grida Duma
13.Halim Kosova
14.Lindita Metaliaj
15–Luan Baci
16.Luçiano Boçi
17.Lulzim Basha
18.Monika Kryemadhi
19.Myslym Murrizi
20.Nadire Meçorapaj
21.Orjola Pampuri
22.Romeo Gurakuqi
23.Rudina Hajdari
24.Sali Berisha
25.Tritan Shehu
26.Valentina Duka
27.Vangjel Dule
28.Xhemal Gjunkshi