Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Erion Veliaj nxjerr ‘blof’ Edi Ramën. Zbardhen prapaskenat e kullës te stadiumi dhe si gënjeu publikisht kryeministri
Duke folur për kullat që do të ndërtohen pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar prapaskenat e ndërtimit të kullës mbi stadiumin ‘Arena Kombëtare’. Ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Edi Rama, Veliaj pranoi për herë të parë se ka qenë kompania që po ndërton kullën dhe stadiumin ajo që është vetofruar për ngritjen e godinës shumëkatëshe, pas dëshirës së Qeverisë për të zhvilluar zonën te stadiumi.
Kryebashkiaku zbuloi se ndërtimi i stadiumit nuk ka qenë qëllimi në vetvete, por kjo i është vendosur kusht investitorit për të justifikuar kullën e lartë. Veliaj zbuloi gjithashtu se kulla i është shitur një kompanie hotelerie që në karabina.
“Vramë mendjen dhe thamë si mund t’ja bëjmë për teatrin. Një model ishte modeli i stadiumit. Pra, t’i s’ke para, por po flasim të bëjmë një teatër klasi... Kur vjen puna te zgjidhja financiare, modeli më i suksesshëm është modeli i stadiumit. Qeveria në atë pronë hyri si çdo privat në Tiranë. Pra, qeveria tha, kam një pronë për ta zhvilluar, sa ma jep përqindjen. Qeveria tha, unë kam këtë tokë dhe po ta lë ty të ndërtosh një hotel me pesë yje; dhe ajo kullë është marrë sot nga një prej ‘brand’-eve më të mira. Është marrë nga një hotel me pesë yje që në karabina. Rasti i stadiumit është ky, po, t’i vërtet do e bësh këtë dhe Tirana do të përfitojë një hotel, ama do ndërtosh një stadium që sot i ka vajtur kosto 70 milionë euro”, deklaroi sot Veliaj.
Por ai që shihet si kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste, mesa duket ka harruar se çfarë ka deklaruar kryetari aktual për këtë çështje.
Më 29 prill të 2016-ës, Rama do të shprehej në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit: “Kulla në këtë rast nuk është absolutisht spekulim për të fituar metra katrorë. Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe nga studioja si element ikonik i projektit të stadiumit të ri.”
Pra, sipas kësaj deklarate të Ramës, kulla ishte një ‘element’ i shtuar rastësisht gjatë projektit vetëm prej këmbënguljes së arkitektit dhe jo si një kërkesë e ardhur nga kompania private, për të cilën foli sot Veliaj.
Rama i qëndroi kësaj deklarate edhe në një rrëfim për emisionin “Exclusive”, i transmetuar në maj të këtij viti.
“E vërteta është që investitori nuk kishte dëshirë për kullën, por arkitekti e donte diçka të tillë. Kulla përbën një risi”, është shprehur kryeministri.
Por e gjithë kjo fushatë e Ramës për të fshehur kullën pas stadiumit dhe për t’ja lënë përgjegjësinë arkitektit, u hodh në erë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili zbuloi se ngritja e godinës shumëkatëshe ishte paramenduar, madje është shitur pa përfunduar ende.
Qytetarët në mbrojtje të teatrit; aktori reagon ashpër kundër Ramës dhe Veliajt: F * *k you!
Të udhëtosh më lirë me biçikletë se me autobus? Erion Veliaj gënjen qytetarët për 1 lekë diferencë