Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Europa në alert, rrezikon edhe Shqipëria, deputeti ironizon videon e Ramës te berberi: T’na rrojë mjekra e kryeministrit
Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili jep alarmin se Shqipëria rrezikon të preket nga ethet e Nilit Perëndimor, që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave.
Vasili deklaron se jemi në kushtet e një emergjence të shëndetit publik, por shteti shqiptar është me pushime dhe nuk i intereson siguria e qytetarëve nga rreziku që ka prekur gjithë Europën.
Madje, Vasili ironizon kryeministrin me videon e një dite më parë të publikuar nga vetë ai, ndërsa ndodhej te berberi.
Statusi i plotë:
Ethet e Nilit perendimor emergjence mjeksore per qytetaret,por qeveria ka vdekur !!!
Ethet e Nilit Perendimor jane nje emergjence e shendetit publik per shkak te rrezikshmerise se tyre serioze per shendetin.
Prej Etheve te Nilit ka pasur mjaft raste Europe, por edhe ne Ballkan ku nuk kane munguar edhe vdekjet si ne Greqi,Rumani,Kosove,
Serbi etj.
Vetem ne Shqiperi askush nga shteti nuk flet.Shteti eshte me pushime!!!!
Qytetareve nuk ka kush i keshillon e informon per shenjat e semundjes si dhe se si dhe ku mund ta marrin ndihmen e vecante shendetesore per kete problematike mjeksore te rende.
E gjithe Europa eshte ne alert.
Qendra Europiane e Kontrollit te Semundjeve terheq vemendjen qe rastet jane me te shumta se nje vit me pare.
Semundja transmetohet nga Mushkonjat dhe gjendja e perhapjes se tyre ne Shqiperi dihet qe eshte e rende dhe dezinsektimi i filluar me zhurme e buje nga qeveria u tret dhe u zhduk se koncesionet zhduken cdo gje te nevojshme ne shendetesi.
Qytetaret jane te rrezikuar dhe pambrojtur nga shteti i tyre.
Shteti qe flet e flet pa u lodhur kur duhet te grabise token e Teatrit Kombetar,bile pati idioter qeveritare e bashkiake, qe folen edhe gjoja per semundjet e supozuara atje,per Epidemine qe merr jete njerezish s'thote dot asnje fjale.
Shqiptareve tu rroje mjekra e kryeministrit pa taksiratet duhet ti heqin vete.
Presim edhe ne kete rast videon psikopatike te radhes te shkollepakut dhe shpjegimin e trashe te tij se keshtu ndodh edhe ne vende te tjera...!!!