Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Fatmir Xhafaj flet më në fund për dorëheqjen e tij: Iki nëse audio përgjimi del i vërtetë
Një ditë para protestës së opozitës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thyer heshtjen duke deklaruar se ai është i gatshëm për të marrë çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm nëse audio përgjimi rezulton i vërtetë.
“"Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio-përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”, shkruan Xhafaj në Twitter.
Këtë qëndrim të tij, ministri i Brendshëm, thotë se e ka sfidë edhe me kreun e PD-së, Lulizm Basha. “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?
E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve”, përfundon reagimi i Xhafajt.