Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Fëmijët të ndahen nga prindërit emigrantë”, Ministri i Jashtëm i Meksikës kundër Trump: Mizore dhe çnjerëzore
Ministri i Jashtëm i Meksikës Luis Videgaray e konsideron ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, mizor dhe çnjerëzor. Ai i kërkon Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë praktikën.
“Kjo është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut dhe i vë fëmijët, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara, në një situatë të cënueshme”, tha Videgaray në një konferencë shtypi në Mexico City.
Videgaray shton se qeveria meksikane kishte bërë qëndrimin e saj të qartë ndaj administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe ngriti çështjen me zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.
Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve të ulur në kafaze me dysheme prej betoni, në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim. Zyrtarët e SHBA-ve kanë mbrojtur masat si një mënyrë për të siguruar kufirin dhe për të penguar hyrjen e paligjshme.