Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Flet Nishani: Ekziston një mundësi që Meta të refuzojë dekretimin e Sandër Lleshit
Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga kërkesa e kryeministrit Rama për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, Presidenti Meta ende nuk e ka miratuar ate.
Për të hedhur më shumë dritë lidhur më heshtjen e Metës, ka menduar ish-presidenti Bujar Nishani, i cili tregon se tregon se ka vetë një mundësi që ai të refuzojë Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.
“Presidenti i Republikës ka vetëm një mundësi për të refuzuar propozimet e kryeministrit, kur personi i propozuar, nga informacionet zyrtare të agjencive të shtetit shqiptar është person që cenon sigurinë kombëtare ose është i përfshirë në afera të rënda kriminale”, u shpreh Nishani në emisionin '7 pa 5' në Vizion Plus.
Në media është përfolur se Meta po pret informacione nga agjencitë ligj-zbatuese, pasi ka dyshime sa i takon rolit të Lleshit në ngjarjet e 21 Janarit 2011.