Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto/ Denoncimi i Berishës për shtëpinë e Ramës në SHBA; lidhja e kryeministrit me biznesmenin shqiptaro-amerikan
Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi mesazhin e dërguar nga një qytetar, së bashku me foton e një shtëpie, i cilën shkruante se është e kryeministrit Edi Rama.
Sipas mesazh dërguesit, shtëpia ndodhet në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa shton se ajo po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, për të cilin thotë se ka njohje të forta me Ramën.
Por kush është Selim Rusi dhe njohja e tij me kryeministrin Rama.
Nga një kërkim i thjeshtë rezultojnë foto që dëshmojnë njohjen e Ramës me Rusin. Në janar të 2016-ës, kur kreu i qeverisë ndodhej në SHBA ku ndoqi edhe një ndeshje të NBA-së, është dokumentuar një takim i tij me Selim Rusin por nuk dihet nëse janë takuar rastësisht apo Rama ka qenë i ftuari i tij për të ndjekur ndeshjen e basketbollit.
Ndërkohë, në shtator të 2013-ës, Selim Rusi ftoi në një darkë në shtëpinë e tij në SHBA, Edi Ramën, Hashim Thaçin si dhe Musa Xhaferrin.
Selim Rusi, është një prej biznesmenëve më të njohur të Komunitetit shqiptaro – amerikan. Ai është nga Dibra e Madhe dhe në New Jork ka në pronësi një kompani të quajtur “Benjamin Maintenance” që merret me mirëmbëjatjen dhe pastrimin e ndërtesave, ndërsa në vitin 2000 bleu për 3.1 milion dollarë shtëpinë e famshme në Todt Hill të Staten Island.
Vizita e Ramës në shtëpinë e Rusit, shtator 2013
Rama dhe Linda së bashku me Rusin, janar 2016
Postimi i Berishës