Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Foto/ Kryeministri grek shfaqet për herë të parë me kravatë, ja dhuroi homologu maqedonas
Kryeministri grek Alexis Tsipras është shfaqur gjithmonë në publik gjithmonë pa kravatë. Tsipras ka refuzuar të vesh kravatë edhe në samite të rëndësishme ku ka qenë përkrah politikanëve më të rëndësishëm të Europës.
Por mbrëmjen e sotme, kryeministri grek i ka habitur të gjithë kur u shfaq para kamerave me kravatë. Aktiviteti foli para deputetëve dhe ministrave të tij për një sërë arritjesh të qeverisë që nga janari i vitit 2015 kur mori pushtetin.
Tsipras kishte premtuar se do të vinte kravatë kur vendi të lehtësohej nga borxhet dhe mbrëmjen e sotme ai u shpreh se borxhi i Greqisë tashmë ishte i qëndrueshëm dhe se qeveria greke tani do të marrë vendime për vendin, në vend që të përmbushë kërkesat e kreditorëve.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, kravatën e kuqe që mbante veshur Tsipras ju dhurua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, një javë më parë ku u firmos marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë.