Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto me Alizotin dhe Babalen, Sali Lushaj: Ishin të trembur dhe pa bukë; i afrova pranë shtëpisë time, mund ta bëjë kushdo
Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha publikoi një foto ku shfaqej Sali Lushaj së bashku me personin Fredi Alizoti dhe Albert Veliun, personi që sipas prokurorisë ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio përgjim.
Ditën e sotme ka reaguar Sali Lushaj, i cili thotë se i njeh si Alizotin ashtu edhe Veliun ndërsa thotë se ishin të trembur e pa bukë.
“Unë ju afrova këtë këtu afër shtëpisë time. Këtë mund ta bëj kushdo që është shqiptar”, shkruan Sali Lushaj.
Postimi i plotë:
Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme e quajtur shqipetarja .com ku vetem shqipetare smund ta quaj .
Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .
Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte