Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto/ Një turne plot surpriza, Beyonce shtatzënë me fëmijën e katërt
Beyonce dhe Jay Z janë duke zhvilluar turneun botëror “On The Run II”. Të gjithë e dimë që mbretëresha e popit është një dhe e vetme: Beyonce Knowles Carter! Dhe si gjithmonë ajo ka një mënyrë të veçantë se si i jep lajmet.
Në fotot e reja nga turneu i saj me bashkëshortin, shihet barku i fryrë i këngëtares dhe kaq deshën fansat që të ‘shpërthejnë’ rrjetin me komente dhe postime.
Fansat e këngëtares nisën të spekulonin se Beyonce është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së saj të katërt, pasi publikuan disa foto dhe video, ndërsa burime për revistën “Star” zbuluan se ajo është shumë e lumtur për pritjen e ëmbël.
Disa nga komentet e fansave:
“Beyonce duket se është sërish shtatzënë. Ju e dini që ata e duan numrin 4.″
“Beyonce që bën një turne në të gjithë botën ndërkohë që është shtatzënë është një nga motivimet më të mëdha.”
“Është shokuese kaq shpejt pas lindjes së binjakëve, por ajo është shumë e lumtur. Ajo po mundohet që ta mbajë të mbuluar barkun për sa më gjatë që të mundet.”