Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Frikë nga pakënaqësia e qytetarëve, Edi Rama detyrohet të rrethojë me policë Pallatin e Sportit në Vlorë
Me dhjetëra efektivë policie rrethuan sot Pallatin e Sportit në Vlorë për të mos lejuar të hynin brenda qytetarë të pakënaqur me situatën në vend. Kryeministri Edi Rama mbajti në Vlorë një takim në kuadër të ashtuquajturit ‘tur i llogaridhënies’, por banorët e akuzuan se e kishte mbushur sallën me militantë dhe punonjës të administratës, duke mos u dhënë mundësi atyre të shprehnin shqetësimet me të cilat përballen çdo ditë.
Deputetja e PD, Nada Meçorapaj ishte gjithashtu e pranishme pranë Pallatit të Sportit, por nuk është lejuar të hyjë brenda nga efektivët e policisë.
“Të pengosh qytetarët e tu të protestojnë është shenja e qartë e degjenerimit. Por, në Vlorë ata e thanë fjalën e tyre. Kryeministri e mori sinjalin: me parulla, peshq dhe gjeste të tjera”, shkruan ndër të tjera deputetja demokrate.
Reagimi i plotë i Nada Meçorapaj:
Policia u be gardh sot rreth Pallatit te Sportit ne Vlore. Per te ndaluar qytetaret qe nuk pajtohen me qeverine te protestonin paqesisht. Kordoni policor hapej vetem kur shfaqeshin njerez 'te partise' dhe mbyllej per te 'padeshiruarit'.
Kjo eshte vetem nje shenje se sa false jane degjesat e Kryeministrit dhe se si ato nuk jane dialog me popullin, por monolog, fjalosje me veten dhe vartesit e administrates.
Si dje ne Sarande, edhe sot ne Vlore, e njejta sjellje. Deshmi se shteti ka ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti u ka mbetur ne dore tashme si tepsi, sepse timoni u eshte thyer bashke me busullen.
Te pengosh qytetaret e tu te protestojne eshte shenja e qarte e degjenerimit. Por, ne Vlore ata e thane fjalen e tyre. Kryeministri e mori sinjalin: me parulla, peshq dhe gjeste te tjera.
Ne fund u deshen truprojat dhe makinat e shpejta per ta shpetuar nga degjesa e vertete.