Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Gazetarja denoncon Veliajn: Jepi fund kësaj vjedhjeje. Unë s’jam një dele idiote
Gazetarja Anduela Ndreu ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të ujit dhe mbifaturimin që po u bëhet shumë banorëve.
Ndreu shprehet e shokuar nga kjo vjedhje skandaloze dhe thotë se në Tiranë uji po shitet si në mes të Saharasë. Ajo thekson se përveç cilësisë së keqe që ka uji i pijshëm, shuma që i duhet të pagujë është e lartë dhe e pajustifikueshme.
“PR’ yt i propagandës për shpëlarje truri le ta lexoje e ta thotë, ndryshe do të ta them vetë e do e them kudo: NUK MUNDET të më vjedhesh kështu bukën e femijës time. Unë nuk vjedh, unë paguaj çdo taksë por unë s’jam një IDIOTE DELE në këtë vend që më takson dhe për ajrin. Jepi fund kësaj vjedhje”, shkruan ndër të tjera gazetarja.
Reagimi i Anduela Ndreut:
Denoncim skandaloz per ujeqelbesin e Tiranes qe e shet ujin si ne mes te Saharase.
Jam e shokuar nga kjo vjedhje skandaloze qe behet diten per diell.... si mund te paguash uje trefish nga cmimi inenergjise elektrike.
Ky eshte SKANDAL Erjon Veliaj, e smund te tallesh bashke me hajdutet e tu ne kete menyre me njerezit qe paguajne taksa per tu shkaterruar nga mushkerite cdo dite. Nuk mund te me taksosh 66 mije leke uje ne muaj, per nje uje pusesh qe qelben enet kur lahen dhe grisen rrobat ne lavatrice. Une skam pike lavazhi, jam familje ku 60 perqind te dites e kaloj ne pune per te qene korrekte me shtetin tend, por smundem me kete vjedhje.
PR yt i propagandes per shpelarje truri le ta lexoje e ta thote , ndryshe do te ta them vete e do e them kudo: NUK MUNDET te me vjedhesh keshtu buken e femijes time. Une nuk vjedh , une paguaj cdo takse por une sjam nje IDIOTE DELE ne kete vend qe me takson dhe per ajrin.
Jepi fund kesaj vjedhje.