Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Gazetarja e Top Channel ‘ndez sherrin’ mes Vasilika Hysit dhe ish-gjyqtarit të shkarkuar nga KPK: Sa më ke zhgënjyer!
Një status në rrjetet sociale nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është bërë shkak i një debati mes deputetes së PS, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe ish gjyqtarit Artan Lazaj.
Duke marrë shkas nga raportimi i kryeprokurores së përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku dje në Komisionin e Ligjeve, gazetarja shkruan se do të donte t’i bënte pyetjen se përse ju hoq dosja 3.4 milionë euro prokurorit Blerim Tomonaj dhe i’u dha një prokurori tjetër.
“Sikur të isha pjesë e komisionit të ligjeve do ta pyesja prokuroren e përgjithshme të përkohshme, zonjën Arta Marku: përse ju hoq dosja 3.4 milionë euro prokurorit Blerim Tomonaj dhe jua dha një prokurori tjetër?”, shkruan gazetarja.
Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ka reaguar Vasilika Hysi dhe në replikë të saj, ish gjyqtari, Artan Lazaj.
Vasilika Hysi: Sikur ky pocesim të ishte edhe për vitin 2017, nuk do të lejohej pyetja për çështjen konkrete.”
Artan Lazaj : Vasilika Hysi, sa më ke zhgënjyer. Më kërkuat ndihmë për hartimin e ligjeve të Reformës, më premtuat që për këtë ndihmën të vyer do informohej KPK dhe asgjë nuk ishte bërë nga të gjithë ju.
Ish-gjyqtari Artan Lazaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një javë më parë, pasi nuk arriti të justifikonte dot pasurinë.