‘Gjaku nuk bëhet ujë’: 90 vjeçari turk ‘bëhet shqiptar’

Një qytetar turk me origjinë nga Shqipëria, merr pasaportë shqiptare në moshën 90-vjeçare

Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, një qytetari turk nga Ankaraja me origjinë shqiptare nga ana e babait, i cili ka qenë major në ushtrinë e Perandorisë Osmane dhe më pas në atë të Ataturkut, me të cilën kishte edhe miqësi personale.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit dhe më pas në botë, lidhjet e tij me Shqipërinë ishin plotësisht të shkëputura. Më pas, regjimi komunist në Shqipëri, e bëri të pamundur komunikimin e tij me botën e jashtme. Për vite të tëra, familja e Oktay dhe të afërmit e tyre në Shqipëri, të cilët janë familja e ish-deputetit Flamur Çelaj, kurrë nuk harruan lidhjet e tyre familjare.

Shprehja “nuk bëhet gjaku ujë” rezulton të jetë e vërtetë dhe, falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të dy palët, familja u ribashkua pas shumë vitesh. Afërsia mes dy familjeve zgjati për vite me radhë derisa ata u gjendën bashkë.

Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj, pavarësisht moshës, dëshira e Fikretit për të pasur pasaportën shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij. Kjo u realizua në sajë të dekretit të shtetësisë nga ana e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Fikreti dëshironte që vitet e tjera të jetës ti jetonte si shtetas shqiptar.

Pas marrjes së pasaportës shqiptare, familja Çelaj organizoi një festë me motive tradicionale shqiptare. Sot Tefiku është 90 vjeç dhe e mori pasaportën shqiptare për të dhënë një mesazh patriotik për të gjithë shqiptarët.

*Marrë nga WorldBulletin

Kthehu