Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Skandali dizel nuk po tregon shenja ngadalësimi te markat gjermane edhe pse Volkswagen nuk e ka pasur këtë problem në vendin e saj.
Kjo ka ndryshuar tani, pasi prokurori publik i Branschweig, e ka goditur kompaninë me një gjobë prej 1 miliard euro në përfshirjen e saj rreth skandalit‘dieselgate’ .
Shifra masive përbëhet nga një shumë fillestare prej 5 milionë dhe pjesa tjetër prej 995 milionë euro për “shpërfillje të përfitimeve ekonomike”, shkruan indeksionline.
Sipas prokurorit, “detyrat e monitorimit ishin shkelur në departamentin e Zhvillimit të Motorit” , dhe kjo bëri që 10,7 milionë automjete të reklamohen, të shiten dhe të vendosën në treg me motorët dizel që paraqesin një “funksion të softuerit të palejueshëm.
Në një njoftim të shkurtër për shtyp, Volkswagen AG tha se ata kanë vendosur të pranojnë gjobën pas një “shqyrtimi të plotë” të urdhrit administrativ të prokurorit. Kompania gjithashtu premtoi të mos apelojë dënimin.
Filialet e Volkswagen, Audi dhe Porsche po hetohen gjithashtu dhe shtëpia e drejtorit të Audi, Rupert Stadler, ishte bastisur kohët e fundit nga autoritetet.