Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“I dënuar për abuzim me fonde”, reagon ndaj mediave regjisori Budina: Përgënjeshtroni lajmin brenda 24 orëve ose do ju padis!
Në disa media online qarkulloi lajmi se regjisori i njohur është dënuar nga gjykATA E Tiranës për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.
Budina, në një reagim në Facebook, teksa ka mohur kategorikisht një ngjarje të tillë, u bën thirrje të gjitha mediave që të përgënjeshtrojnë lajmin brenda 24 orëve.
“Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv”, shkruan Budina.
Reagimi i plotë i Robert Budinës:
KËRKESË PËR PËRGËNJESHTRIM
Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.
NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ:
UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.
Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumë vjeçare që kam mbi supe.
Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.
Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.
Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vëndi.
Me respekt
Robert Budina