Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ideatori i laboratorit të heroinës në Has në kërkim ndërkombëtar
Biznesmeni Admir Hoxha, ideatori i laboratorit në Brenog të Hasit që u zbulua rreth 1 javë më parë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.
ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, për prangosje e biznesmenit, uniformat blu kanë kërkuar bashkëpunim edhe homologëve të tyre gjermanë dhe italianë, për të rënë në gjurmë të Hoxhës. Sipas burimeve, ideatori dhe personi që kishte krijuar megaloboratorin e përpunimit të heroinë Admir Hoxha bashkë me dy ekspert turq dhe një kosovar, u larguan nga vendi ynë disa ditë para se të zhvillohej operacioni ku përfunduan në pranga 27 persona dhe u lëshuan 44 urdhër-arreste.
Pistat kryesore që po hetohetet nga prokuroria e Krimeve të Rënda është se, blerja e heroinës dhe më pas shpërndarja e saj bëhëj nga një grupi i strukturuar kriminal, Avdulaj nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët organi i akuzës ka nisur edhe verifikimin pasuror, ndërsa do të kalojë në sitën e ligjit “antimafia”, familjarët e Admir Hoxhës.
Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave do të shihet edhe aktiviteti tregtar i biznesmenit Hoxha e po kështu, pasuritë e paluajshtme të cilat sipas prokurorisë mund të kene rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm, shkruan ABC News.
Kujtojmë që nga përgjimet e prokurorisë dolën edhe emrat e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.