Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Inskenimi me 2 kg tritol në Kosovë, dështon siguria në zyrën e kryeministrit Haradinaj
Autoritetet e Kosovës kanë testuar sigurinë në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një inskenimi të futjes së një pakoje të dyshimtë me lëndë eksplozive, e cila në fakt ka mbërritur në destinacion.
Nga sa raportojnë mediat në Kosovë, pakoja e dërguar nga “Xhorxh Majkëll” mbërriti deri në zyrën e kryeministrit, por ajo nuk përmbante ndonjë dhuratë, përkundrazi dy kg eksploziv të llojit tritol.
Nga inskenimi rezulton se masat e sigurisë në godinën e Kryeministrisë kanë rezultuar me të meta të mëdha, pasi gjithçka ka dështuar, me pakon që ka kaluar të gjitha filtrat e sigurisë.
Simulimi në fjalë është bërë në koordinim me zyrën e kryeministrit. Për sigurinë e Haradinajt dhe godinës së Qeverisë së Kosovës përkujdeset vet Policia e Kosovës.
I pyetur nga Top Channel, zëdhënësi i kësaj policie, Baki Kelani është shprehur se këto prova bëhen në vazhdën e inspektimeve periodike me qëllim avancimin e punës, profesionalizmit, si dhe vlerësimin e punës dhe gatishmërinë e zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në ofrimin e sigurisë së objekteve policore dhe institucioneve shtetërore.
“Në varësi të rezultateve dhe gjetjeve nga këto inspektime (testime), si dhe pas analizave të mirëfillta, Policia e Kosovës planifikon trajnimet e duhura për stafin e angazhuar, ndërmerr kërkesa për blerjen e pajisjeve më të avancuara dhe që do t’i përgjigjen kohës, apo në rast të ndonjë lëshimi të mundshëm ndërmerr masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë”.