Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ironizonte qeverinë duke njoftuar aplikime për vende pune, AKEP nxjerr jashtë funksionit portalin
Ditën e sotme, në rrjet qarkulloi një faqe, kryeministri.com, e cila ironizonte qeverinë. Faqja, e ngjashme me atë të kryeministrisë, ironizonte duke njoftuar për vende të lira pune.
‘Thirrje e hapur për kandidimin si Ministër i Punëve të Pista’, ‘Thirrje e hapur për kandidimin si i afërm ministri’, ‘Thirrje e hapur për kandidim si kapiten mjetesh lundruese (skafist niveli I)’, ishin disa nga thirrje ironike të publikuara në faqen në fjalë ku, po në mënyrë ironike, publikoheshin edhe disa kritere që duhet të plotësonin kandidatët.
Por tashmë kjo faqe nuk hapet më. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e ka mbyllur faqen. Mesa duket, ironia që kjo faqe përcillte nuk i ka pëlqyer qeverisë e cila ka vendosur të ndërhyjë me një institucion varësie.
Si ishte
Si është