Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-analisti i lartë i CIA: Bashkimi i shqiptarëve në një shtet kundërshtohet nga politikanët
Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, thotë se patologjia e perëndimit për çdo zhvendosje territori e cungon diskutimin për Kosovën dhe Serbinë. David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington thotë se historia e Evropës është një histori e ndryshimit të kufijve. Por në këndvështrimin e tij, debati i rihapur për këtë temë është dytësor dhe çështja më e rëndësishme është ajo e sovraniteti të Kosovës, që do të mbetet e hapur përsa kohë nuk njihet nga Serbia dhe nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj.
Ideja e shkëmbimit të territoreve ka ngritur edhe një hipoteze të re, e cila është nëse një lëvizje e tillë do t’i hapte rrugë bashkimit të Kosovës me Shqipërisë. Eksperti mendon se korigjimi i kufijve nuk ka lidhje me Shqipërinë e Madhe, ndërsa shton se kjo tezë nuk përkrahet edhe nga vetë politikanët shqiptar.
“Por nuk besoj se duhet të shqetësohemi për këtë, sepse kundërshtimi ndaj një Shqipërie të Madhe, brenda komunitetit shqiptar është i konsiderueshëm. Nuk është aq e thjeshtë. Dhe sigurisht ata që nuk janë shqiptarë do të kishin shumë dyshime për këtë çështje. Këto gjëra mund të ndodhin në një të ardhme të pacaktuar, por vetëm si rezultat i një konflikti të mëtejshëm. Për fat të keq – dhe ka literaturë për këtë - nëse nuk ka konflikt, është shumë vështirë të kesh zgjidhje të përhershme. Unë nuk po bëhem avokat për konflikt por historikisht negociatat nuk janë të suksesshme, përsa i takon marrëveshjeve të përhershme dhe të pranuara universalisht. Prandaj unë nuk do ta shikoja diskutimin aktual si bazë për Shqipëri të Madhe, apo ndarje të Kosovës, apo anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Asnjë nga këto nuk ka gjasa që të ndodhë”, pohon Kanin.
Ish-eksperti i CIA-s e mbyll prononcimin e tij duke thënë se ndryshimet e kufijve do të ndodhin në një të ardhme të afërt pasi status-quoja aktuale nuk mund të zgjasë përgjithmonë, por lëvizjet do të jenë të moderuara.