Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ish-ministri publikon dokumentet: 1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se takimi i Ramës me Presidentin Macron kushtoi 1 milion euro. Manjani shkruan në rrjetin social Facebook, se kompania “Rothschild & Cie” do konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin, ndërkohë që borxhi u shtua me 1 milionë. Nga një kërkim në google, thotë Manjani, te kjo kompani paska punuar Macron-i.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!
Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!
Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë...
Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i...
Pas tenderit, bëhet takimi...
Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?
Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital...