Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-politikani: Top Channel ma bëri me hile, nuk e dija që po regjistrohesha
‘Top Story’ e kësaj jave i ishte dedikuar Fatmir Xhafajt duke bërë një profil të tij. Pjesë e dokumentarit ishin edhe personazhe politikë, Kastriot Islami, Marko Bello e Sabit Brokaj, të cilët jepnin qëndrimet e tyre sa i takon figurës së Xhafajt.
Një prej tyre, Sabit Brokaj, ka akuzuar Top Channel se ‘ja ka bërë me hile’, dhe se prononcimet e tij të cilat u publikuan ishin hequr nga konteksti.
“Nuk e mbaja mend të kisha folur për Top Channel. Këta më erdhën me hile tani që e kujtoj momentin dhe më thanë se do flisja për një person i cili kishte vdekur. Në fund të bisedës, duke fikur kamerën diskutuam për Fatmirin me që ishte momenti që kishte dhënë dorëheqjen. Unë s’kam ditur që po regjistrohesha dhe biseda ishte e lirë pasi ishte mbyllur subjekti për të cilin kishin ardhur”, shprehet Brokaj në një intervistë për gazetën “Dita”.
Ai shton gjithashtu se “ato që më kishin lënë mua ishte të hequra nga konteksti poshtërsisht”.
Brokaj shprehet se në mënyrë absolute nuk është kundër Xhafajt ndërsa shton se “mendoj se e kanë bërë me qëllim. Duke qenë se konteksti ishte shumë i zi kundër Xhafës, është lënë përshtypja sikur edhe unë kam qenë kunër Fatmirt”.