Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Itali/ Gjashtë të vdekur, mbi 120 të plagosur në koncertin e Sfera Ebbasta
Gjashtë të rinj kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga turma gjatë arratisjes nga një diskotekë në Ancona të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në lokalitetin Madonna del Piano.
Një person përdori sprai piper me lëndë helmuese dhe u përhap panik tek të gjithë të pranishmit në koncertin e reperit Sfera Ebbasta.
Rreth 120 persona janë plagosur, mes të cilëve 12 janë rëndë, disa prej tyre në rrezik për jetën. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e Torrettes në Ancona dhe Senigallia e Jesi.
Hetuesit po hetojnë mbi një dëshmi për mungesën e një dalje emergjente. Një 16-vjeçar, i plagosur tha se në lokal, ku ishin një mijë njerëz nuk kishte dalje emergjente.
“Ne po kërcenim duke pritur për të filluar shfaqja e Sfera Ebbastës, kur ndjemë një erë acaruese, vrapuam në një nga daljet emergjente por e gjetëm të bllokuar, badigardët na thanë që të ktheheshim pas”.
Djali u transportua, së bashku me të dashurën e tij të së njëjtës moshë, në spitalin e Torrettes në Ancona. I riu është shprehur se dalja emergjente ishte e mbyllur. Ndaj turma do të dilte në anën tjetër, dhe dhjetëra të rinj kishin rënë nga një mur në zonën e poshtme. “Njëri vdiq pasi u shtyp nga gjithë”, tha 16-vjeçari.
Lokali është sekuestruar ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Për më shumë lexo: https://www.corriere.it/cronache/18_dicembre_08/ancona-panico-fuggi-fuggi-discoteca-6-ragazzi-morti-3cfdf69e-fa91-11e8-a868-3ca0c519d197.shtml