Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Izet Haxhia pajton avokat të ri, kërkon rihapjen e dosjes ‘Hajdari’
Izet Haxhia, pas ekstradimit nga Turqia në Shqipëri ka pajtuar avokat të ri. Bashkim Nikolla ka paraqitur kërkesën në Gjykatë për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi klienti i tij është dënuar në mungesë.
“Paraqita kërkesën për rihapjen e dosjes. Dosja ‘Hajdari’ duhet të rihapet, pasi klienti im Izet Haxhia është dënuar në mungesë. Klienti im të dëgjohet përpara një gjykate. Izet Haxhia s’u paraqit për arsye madhore. Do flasim në kohën e duhur për këtë çështje”- ka thënë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, në një prononcim për ‘News 24’.
Izet Haxhia më herët u shpreh, "Dua te rigjykohem, procesi ndaj meje i pa drejte dhe ne mungesë’. Kujtojmë që Haxhia është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.