Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Janë në garë për eventet e dasmave, Alketa Vejsiu: Secili konkurron me veten
‘Geraldina Sposa’, ‘Ami Event’ dhe ‘Class by AV’, janë tre kompanitë më të suksesshme të organizmit të dasmave në Shqipëri dhe sigurisht që konkurrenca mes tyre është shumë e madhe.
Mirëpo, moderatorja dhe njëkohësisht drejtuesja e “Class”, Alketa Vejsiu, ka treguar se mes miqsh nuk ka konkurrencë pasi secili garon në rradhë të parë me veten.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ajo është shfaqur pranë kolegëve të saj, ku duken të gjithë të buzëqeshur.
“Foto historike! Konkurrenca nuk ekziston për aq kohë sa secili konkurron me veten! Çdo gjë për dashurinë dhe dashuri për të gjithë”! Kush është kundër ose të flasë tani, ose të heshtë përgjithmonë”, ka shkruar Alketa bashkangjitur fotografisë, ku pozon me Ermal Mamaqin dhe Amin, si edhe Armand Pezën dhe Marçela Latin.