Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Je anëtar i bandës së Shullazit!”, reagon deputeti socialist pas akuzave: Nuk do e arrini qëllimin!
Në media qarkulluan përgjimet e deputeti socialist Jurgis Çyrbaj me Gilmando Danin, i cilësuar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Ishte dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili në një dalje për mediat nga selia blu akuzoi publikisht Çyrbjan si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.
Pas këtyre akuzave ka reaguar deputeti Jurgis Çyrbaj, i cili i konsideron lajme vere akuzat ndaj tij.
“Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.
Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.
Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”, shkruan deputeti socialist në Facebook.