Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Jo më tregti me simbolet sovjetike, eurodeputetët letër ‘Amazon’: Ofendim ndaj viktimave të regjimit
Eurodeputetët e Parlamentit Europian i kërkuan sot drejtorit ekzekutiv të ”Amazon” Jeff Bezos, ndërprerjen e shpërndarjes nëpërmjet platformës së shitjeve online të artikujve me simbole sovjetike, pasi sipas tyre ofendojnë viktimat e regjimit.
Kërkesa drejtuar njeriut më të pasur në botë vjen pasi gjiganti amerikan i shitjes me pakicë ”Walmart” u angazhua në shtator për të ndaluar shpërndarjen e veshjeve që kanë të stampuar simbole si çekiç apo simbolin drapër, pas një sërë ankesash të ngjashme në këtë drejtim.
Në një letër të hapur, 27 deputetë nga 13 shtete kërkuan ndërprerjen e shitjes së mallrave me simbolin e çekiçit dhe simbolin e drapërit që përfaqëson Bashkimin Sovjetik, në platformën ”Amazon Inc”.