Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Ka lëpirë 4 vjet e do të lëpijë edhe 4 të tjera”, drejtori i rizgjedhur i Teatrit Kombëtar i mbyll derën Robert Ndrenikës
Pasditen e sotme, aktorët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtarë u mblodhën para godinës në protestën e tyre të radhës kundër projektit të prezantuar para nga kryeministri Rama që parashikon edhe kulla të larta në shërbim të biznesit.
Aktorët, mes të cilëve ishte edhe Robert Ndrenika, kishin parashikuar prezantimin e një dokumentari mbi mbrojtjen e teatrit, por për efekt të reshjeve të shiut që nisin të binin, menduan ta bëjnë këtë prezantim në ambientet e brendshme të Teatrit.
Por, një sjellje e paprecedentë ka ndodhur nga drejtori Hervin Çuli, pasi ky i fundit kishte mbyllur dyert e godinës, duke mos i lejuar aktorët të futen brenda. “Ka lëpirë 4 vjet dhe do të lëpijë edhe 4 vjet të tjera”, u shpreh Derhemi duke ju referuar drejtorit të rizgjedhur në krye të Teatrit Kombëtar.
“Na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të hapë derën. E vetmja gjë që bën drejtori i ri i zgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kuturës është të mbyllë dyert e teatrit. E imagjinoni se ku jemi apo jo. Ne vijmë të mbrojmë Teatrin Kombëtar, në vend të vijë këtu dhe të jetë me ne ai mbyll të derën”, shtoi Derhemi.
Për Rober Ndrenikën, sjella e Çulii ishte e pajustifikueshme dhe u bëri thirrje aktorëvë që të presin se mbase ai do të ndryshojë mendje.
Çuli ka qenë edhe në të kaluarën në ‘syrin e ciklonit’ për shkak të arrogancës ndaj aktorëve.