Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kampi i LRI-së në Jalë, Kryemadhi thumbon Ramën: Tentuan të na kopjojnë aksionin
Forumi Rinor i LSI-së ka nisur kampingut e përvitshëm në Jalë. Dita e parë, ka nisur me aksionin e pastrimit të zonës nga vetë të rinjtë. Për disa javë, në këtë zonë ishin të rinjtë e FRESSH.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa njofton nisjen e kampingut politik të të rinjve të LRI-së nuk ka lënë pa thumbuar edhe socialistët që sipas saj tentuan të kopjojnë këtë aksion.
“Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes.
Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm”, shkruan Kryemadhi.