Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Katër shtete ballkanike kërkojnë organizimin e Kampionatit Europian 2028 dhe Botërorit 2030
Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në Ballkan. Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Rumania kanë hedhur kandidaturën për të organizuar kompeticionet e rëndësishme, të mbështetura nga qeveritë përkatësë.
Në pamje të parë duket e vështirë, për shkak të infrastrukturës së dobët në rajon, por për ministrin bullgar të sporteve, Krasen Kralev gjithçka është e mundshme.
"Kandidatura jonë është plotësisht reale, ne jemi të vetëdijshëm se duhet të plotësojmë një numër të kritereve të FIFA-s", ka thënë Kralev 51-vjeçar. "Por, më lejoni t'ua kujtoj se edhe Rusia nisi të ndërtonte infrastrukturën e nevojshme sportive pasi u zgjodh organizatore e Kupës së Botës të vitit 2018".
Kralev shtoi se Greqia do të modernizojë stadiumin olimpik, ndërsa Serbia planifikon të ndërtojë një stadium të ri me kapacitet prej 60 mijë vende.