Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kim Mehmeti: Studentët nuk duan të takohen me Ramën sepse kanë frikë se do ua vjedh edhe dhjetorin e shpresës
Shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar protestat e studentëve në Shqipëri teksa thekon se do ishte dështim i pafalshëm dhe përbuzje nëse studentët do pranonin të uleshin në tavolinën e bisedimeve me politikanët hajdut që Shqipërinë e bënë të pabanueshme për rininë shqiptare.
Mehmeti shkruan në Facebook se studentët nuk duan të bashkëbisedojnë me kryeministrin sepse kanë frikë se ai do ua vjedh edhe dhjetorin e shpresës së fundit të tyre.
“Dhjetorin e vitit 1990 ua vodhën studentëve të atëhershëm politikanët që pastaj u pasuruan duke plaçkitur vendin dhe popullin e vet! Protestat e sotme studentore në Shqipëri, shpërfaqin dhjetorin e shpresës së fundit që duhet rinisë mbarëshqiptare t’ia rikthejë dhjetorin e vjedhur të 1990 si dhe shpresën e vrarë se Shqipëria mund të bëhet ‘çadër’ e mbarëshqiptarisë! Andaj do ishte dështim i pafalshëm dhe përbuzje nëse studentët e sotëm do pranonin të uleshin në tavolinën e bisedimeve me politikanët hajdut që Shqipërinë e bënë të pabanueshme për rininë shqiptare! Rinia shqiptare nuk ka pse u bisedon me politikanët gënjeshtarë, e as me ne prindit e tyre, që i sollëm këtu ku ndodhen sot, ne që shtiremi se nuk e kuptojmë pse ata nuk duan të bashkëbisedojnë me Kryeministrin e Shqipërisë: sepse kanë frikë se ai do ua vjedh edhe dhjetorin e shpresës së fundit të tyre!”, shkruan Kim Mehmeti