Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Klodiana Lala: Babalja ka edhe një përgjim të dytë, në Britaninë e Madhe u dërgua zëri i Agron Hysenit
Gazetarja investigative e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Albert Veliu, i cilësuar si ‘Babalja’ disponon edhe një përgjim të dytë.
Sipas gazetares, në Britaninë e Madhe nuk është dërguar për ekspertizë zëri i Agron Xhafajt, por i një personi tjetër me emrin Agron Hyseni.
“Në Britaninë e Madhe ka vajtur zëri i shtetasit Agron Hysenit dhe jo i Geron Xhafës sipas Prokurorisë.
Duke qenë se Prokuroria është në vështirësi për të provuar këtë skenar ose të kundërtën e tij, nisur vetëm nga dëshmitë. Që do të thotë se ekziston një dëshmi pro dhe një kundra.
Albert Veliu pasi ka marrë kontakt me gazetarin Jetmir Olldashi dhe ka bërë një bisedë paraprake, ka realizuar dhe regjistruar në telefonin e tij, zërin e shtetasit Agron Hyseni dhe ka shkuar me këtë zë duke pretenduar se bëhej fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Pasi ka takuar gazetarin Olldashi, ka shkuar në ambientet e SHISH. Ka një raport të SHISH të dërguar në Prokurori për Krimet e Rënda, ku pretendohet se shtetasi Veliu kishte informacion për një grup të strukturuar”, shprehet gazetarja mbrëmë në emisionin “Opinion”.