Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Komisioneri i BE: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, tashmë varet nga PE
Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave. Kështu u shpreh Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos në konferencën e përbashkët që zhvilloi me Presidentin Hashim Thaçi.
“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizim. Dua të uroj partitë e Kosovës për punën dhe përkushtimin në këtë proces. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Kjo marrëveshje Kosova ka treguar angazhim të plotë kundër krimit dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat prandaj në këtë momente e kemi marrë parasysh këtë gjë. Kosova ka vazhduar t`i mbyllë të gjitha marrëveshjet tjera që në vitin 2016, tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe i inkurajoj që ta bëjnë atë sa më shpejtë”, tha Avramopoulos.
Ai tha gjithashtu se institucionet në Kosovë duhet t’ju shpjegojë qytetarëve të tyre edhe rregullat e lëvizjes së lirë. “Liberalizimi vjen me të drejta dhe obligime. Autoritetet ta tregojnë tek qytetarët e saj në mënyrë shumë të qartë, që të evitojnë abuzimin me lëvizjen e lirë. Nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, ne kemi një autoritet të caktuat në BE dhe kjo ndihmon mbikëqyrjen e lëvizjes së lirë. Të gjithë qytetarët duhet t`i dinë të gjitha kriteret para se të nisen drejt këtij rrugëtimi”, u shpreh Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi.