Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Konflikti për pronën, 43-vjeçari godet me thikë vëllanë dhe nipin në Bulqizë
Ngjarja e rene ka ndodhur ne fshatin Ostren i Madh ne Buqize, ku raportohet se shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me thike vellane F.T, 52 vjeç, , dhe nipin A.T, 25 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, ku po marrin ndihmën e nevojshmë mjekësore.
Njoftimi i policisë së Bulqizës:
Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje
Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë
ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T, 25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.