Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Konsiderohen të jashtëligjshme, Apple heq nga Kina 25 mijë aplikacione
Apple ka tërhequr më shumë se 25 000 aplikacione nga Apple Store në Kinë, pasi u konsideruan se bien ndesh me rregulloret kineze.
Sipas Bloomberg, të paktën 4 000 nga këto aplikacione janë shënuar me fjalën “lojra fati”, ndërsa shifra prej 25 000 vjen nga transmetuesi shtetëror ÇTV.
“Aplikacionet e lojrave të fatit janë të paligjshme dhe nuk lejohen në App Store në Kinë,” tha Apple në një deklaratë dërguar “Bloomberg” dhe “The Ëall Street Journal”.
“Ne kemi hequr tashmë shumë aplikacione dhe jemi vigjilentë për të mos lejuar aplikacione të ngjashme në App Store”,thuhet në deklaratë.
Lajmi për heqjen masive të aplikacioneve të lojrave të fatit nuk është për t’u habitur, por kjo është një kujtesë se si kompanitë amerikane janë të detyruara të përkulen ndaj rregullave të qeverisë kineze nëse duan të bëjnë biznes në vend.