Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Kotzias flet sërish për emrin e Maqedonisë: Do doja të quhej “Alaska e Veriut”, por ishim të kushtëzuar
Marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit dhe ne bëmë marrëveshje me kontribute për të dyja vendet, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në një konferencë për aspektet juridike të Marrëveshjes së Prespës.
Kotzias, duke analizuar zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, është fokusuar si në negociatat ashtu edhe në kontributet për të dyja vendet. Ai tha se që nga koha e ish-kryeministrit grek, Konstantinos Karamanlis deri më sot, tre çështje u janë dedikuar negociatave si emri, moscënimi i kufijve dhe ekzistenca apo jo e pakicave.
“Më pyetni nëse më pëlqen Maqedonia e Veriut. Jo. Unë do kisha dashur të quhej Alaska Veriore, por ekzistonte pajtueshmëri për një emër të përbërë që përmban termin Maqedoni. Termin, që me dekada ekzistonte në negociata, dhe konsideroj se është joetike ata të cilët dhanë fjalët përfundimtare të paraqiten si përkrahës të emrit që nuk e përmban termin Maqedoni”, deklaroi ai.
Lidhur me shtetësinë dhe kombësinë, ai ka sqaruar se ku është dallimi dhe çka është përfshirë në marrëveshjen, ndërsa për gjuhën përsëriti se është e pranuar si maqedonase në OKB, që në vitin 1977.
Duke bërë kritika për ata që janë kundër marrëveshjes, Kotzias thekson se në Greqi ekzistojnë dy lloje politikanësh, ata që duan zgjidhje dhe ata që janë kundër zgjidhjes.
Lidhur me akuzat se qeveria greke i ka hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së Maqedonisë, shefi i diplomacisë greke sqaroi se ftesa për në aleancë është me kusht që të zbatohen të gjitha detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës.