Flash News
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
BE i kërkon shfuqizimin, qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura
Tirana Lexon për të kujtuar në ditën e tretë prezantoi para publikut të ri “Kuartetin Letrar", një format risi ku në qendër të diskutimeve ishin katër vepra që trajtonin tematikën e kujtesës dhe identitetit. "Kuarteti” u mbajt në Sallën Franceze të Leximit mes studentësh dhe dashamirës të librit dhe u përshendet nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Sipas ideatores së "Kuartetit“, Jonila Godole, përkthyese dhe pedagoge e gazetarisë dhe shkencave të komunikimit, ky format synon të nxis debatin profesional mbi librat dhe ta vendosi fokusin më shumë te vepra, se sa te autori.
Veprat e marra në diskutim në „Kuartet“ ishin "Kohë e pamjaftueshme" nga Helena Kadare, "Valsi i Lumturisë" nga Ylljet Aliçka, "A është, vallë, njeri" nga Primo Levi dhe "Më kujtohet' nga Ylli Demneri.
„Kuarteti“ u bashkëmoderua nga gazetarja Beti Njuma, poetja Ledia Dushi, kritiku letrar Agim Baçi dhe Jonila Godole, të cilët ishin njohur më parë gjerësisht me secilën nga këto vepra.
„Kuarteti“ ndezi debat konstruktiv për të gjitha veprat e paraqitura aty. „Kohë e pamjaftueshme“ u prezantua nga Agim Baçi, i cili pohoi se e njeh mirë veprën e çiftit Kadare. Sipas tij, libri i Helenës duhej parë i pandarë nga ndikimi i shkrimtarit Ismail Kadare. Ai ndezi jo pak debat mbi veprën dhe sesi kishte ndikuar marrëdhënia e çiftit Kadare në veprën autobiografike.
Po ashtu Beti Njuma këmbënguli se „është vetë Kadare ai që ka dorë më shumë në këtë libër, se aty nuk gjejmë vetëm kujtimet e Helenës, por është vetë shkrimtari Ismail Kadare, i cili me anë të Helenës ka përzgjedhur ato çfarë ka dashur ai të thotë për publikun“.
Njuma shtoi se Helena ka përfituar nga benefitet e të qënit gruaja e shkrimtarit të madh, por sipas saj ajo në këtë vepër ka thyer edhe disa tabu, sepse sjell kujtimet e saj që nga fëmijëria, tregon për fejesën e saj të prishur dhe dashuritë me Ismailin, dhe kjo sipas gazetares e bën atë gruan apo femrën e parë në vendin tonë që flet aq lirshëm dhe ndan me publikun detaje të tilla intime duke thyer çdo lloj tabuje në opinionin publik.
Ndryshe nga dy kolegët, Godole tregoi për publikun se ishte përpjekur ta shihte veprën të fokusuar vetëm te shkrimtarja dhe jo te bashkëshorti i saj.
' Teksa e lexoja u përpoqa ta distancoj nga ndikimi që mund të ketë patur Helena nga shkrimtari. Kam mësuar së tepërmi në këtë libër për jetën në Tiranën e viteve 70' , 80'. Nga përshkrimet që bën Helena jam çuditur nga festat e shumta që bëheshin dikur, sesi çifti Kadare kishte një jetë të lirë në atë kohë, sesi përtej atij izolimi, kishte patur një liri intelektuale." -shtoi Godole.
Romani „Valsi i Lumturisë“ nga autori Ylljet Aliçka, u prezantua në Kuartet nga Jonila Godole, e cila e cilësoi veprën një tragji-komedi që jep shumë saktë kalvarin e emigrantëve shqiptarë në vitet 1990 dhe zhgënjimin e dyfishtë që ata ndjejnë kur shohin se janë të padëshiruar si në vendin nga vinin, ashtu edhe aty ku shkuan. Sidomos dëshmia tragjike e familjes Tota (Popa) që përpunohet nga autori me një stil sa të ndjeshëm, aq edhe grotesk duke kaluar nga një burg brenda vendit, në një burg të huaj është unikale për letërsinë tonë të pas viteve 1990. Baçi gjithashtu e vlerësoi veprën për vendosjen në qendër të një familjeje kundërshtare të regjimit që në vend që të vlerësohej për guximin e treguar, u la në heshtje dhe në mëshirë të fatit.
Ledia Dushi prezantoi romanin "A është, vallë, njeri" nga Primo Levi. Dushi u ndal në subjektin e këtij libri, se si nazizmi e merrte njeriun, e fuste në një proces laboratorik dhe e zhvishte atë nga të qënit krijesë humane, në mënyrë që ta kishte më të lehtë më pas ekzekutimin e tij. Kjo sipas kritikut Baçi dukej që nga titulli pyetës 'A është vallë njeri'? duke vënë në pikëpytje vetë qënien njerëzore. Godole e shihte vlerën e veprës sidomos te stili ndryshe i autorit, tepër i distancuar nga realiteti i dhimbshëm që kishte përjetuar. Godole theksoi që veçantia e këtij libri qëndronte edhe në faktin se kjo ishte dëshmia e pare për Holokaustin, botuar në vitin 1947.
Libri "Më kujtohet" nga Ylli Demneri që u prezantua nga gazetarja Beti Njuma hapi mjaft debat. Sipas Njumës, libri përshkruante Tiranën e dikurshme dhe zgjonte nostalgji për rrugë dhe detaje që ajo i njihte si e rritur vetë në lagjet e vjetra tiranase. Debati më pas u fokusua te pyetja a është letërsi kjo formë kujtimesh si ditar me kujtime personale të autorit që nuk arrin dot të vendoset në shërbim të një kujtese më të gjerë kolektive.
Më pas panelit iu drejtuan pyetje nga pjesëmarrësit në publik. Ndërkaq, në pjesën e dytë të ditës, Tirana Lexon u zhvendos në gjimnazin 'Ismail Qemali, aty ku dy autorët Gëzim Peshkëpia dhe Saimir Muzhaka zhvilluan një maratonë të vërtetë leximi me nxënësit e kësaj shkolle.
Kujtojme se Tirana Lexon çeli siparin e aktiviteteve më datë 22 Tetor, ku në sallën Europa House në lexime dhe diskutime me publikun ishte autorja shqiptaro- zvicerane Besa Myftiu e cila diskutoj gjërësisht rreth krijimtarisë së saj artistike por dhe jetës së saj tashmë jashtë kufinjve të Shqipërisë.
Ditën e dytë Tirana Lexon i'a kushtoj aktivitetit nën moton "Tirana Lexon për të kujtuar" me fokus: 'Identiteti dhe kujtesa në letërsi si aspekte të rëndësishme për reflektimin mbi të shkuarën'
Në ambientet e “Europe House” autorët e ftuar nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) Karsten Dümmel dhe Albert P. Nikolla treguan të tjera aspekte të komunizmit, kjo përmes pasazheve të veprave të tyre dhe përmes pyetje-përgjigjjeve me të pranishmit në sallë.
Të fundit
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21
Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
23 July 2026, 14:11
Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet
23 July 2026, 13:39
Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin
23 July 2026, 13:28
Gaz lotsjellës dhe piper, 17 persona përfundojnë në spital
23 July 2026, 13:06
Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare
23 July 2026, 12:52
Berisha dënon cilësimin e protestuesve si "terroristë" nga Balla
23 July 2026, 12:42
Zhupa-Vëngut: Ku janë dy avionët për zjarret?
23 July 2026, 12:29
Qëlluan me vezë gjatë protestës, policia shoqëron 5 qytetarë
23 July 2026, 12:20
Tabaku sfidon deputetët socialistë që të përballen me qytetarët në protestë
23 July 2026, 12:10
Qytetari humb ndjenjat gjatë protestës, dërgohet me ambulancë në spital
23 July 2026, 12:03
"Deputete e krimit", protestuesit i zënë 'pritë' Sara Milës
23 July 2026, 11:46
Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës
23 July 2026, 11:17
"Associated Press" raporton live protestën para Kuvendit
23 July 2026, 10:53
Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në seancë
23 July 2026, 10:43
Berisha nxjerr video-n, socialistët "e ngujuar" brenda Kuvendit
23 July 2026, 10:26
Dy fjalë për një kryeministër, malet e larta dhe burrat e nënshtruar
23 July 2026, 10:26
Protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit
23 July 2026, 10:13
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kërkojmë shkrirjen e Parlamentit
23 July 2026, 10:10
Foto/ Policia tërheq zvarrë një të moshuar
23 July 2026, 09:54
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit për Reformën Territoriale
23 July 2026, 09:32
Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, përplasen me drejtuesit e mjeteve
23 July 2026, 09:24
‘Blindimi’ i Kuvendit, Bardhi: Policia po kufizon lirinë e protestuesve
23 July 2026, 09:14
Protestuesit çajnë gardhin metalik, përplasje me efektivët
23 July 2026, 09:07
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 July 2026, 08:16
Jashtë revoltë, brenda seancë: Kuvendi mbyll sesionin mes protestës qytetare
23 July 2026, 08:03
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte
23 July 2026, 07:54
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 July 2026, 07:42
Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër
22 July 2026, 22:58
Kaos në Buenos Aires pas humbjes së Argjentinës, tifozët përplasen me policinë
22 July 2026, 22:45
Seanca e fundit plenare, nesër protesta zhvendoset që në mëngjes para Kuvendit
22 July 2026, 22:20
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit mbyllin ditën e 53-të të revoltës
22 July 2026, 22:01
Hipokrizia e Edi Ramës me turizmin
22 July 2026, 21:38
Qytetari në protestë: Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë, kërkojmë ndryshim
22 July 2026, 20:48
Protesta hyn në javën e tetë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
22 July 2026, 19:41
Tragjedia pranë TEG-ut, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere
22 July 2026, 19:14
A ka ndikuar riinvestimi i fitimeve tek "Kryengritja e lavdishme" e lekut?
22 July 2026, 18:40
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë
22 July 2026, 16:43
Copa xhami në aperitivin italian “Pizzolato Spritz”, ndalohet konsumimi
22 July 2026, 16:12
Himarë/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të stuhisë, shpëtohet një familje
22 July 2026, 15:49
Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin
22 July 2026, 15:35
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
22 July 2026, 15:25
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së
22 July 2026, 14:58
Guardiola në bisedime për stolin e Italisë
22 July 2026, 14:34






