Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Red Varaku
Kush kontrollon konfliktin, kontrollon vëmendjen. Dhe kush kontrollon vëmendjen kontrollon njeriun. Ky është rregulli i artë, që mjeshtrat e spini-it (trushpëlarjes) pranë Kryeministrit surreal, e njohin në mënyrë të përsosur.
Sa herë që opozita ia ka dalë që me argumente të hapë çështje me rëndësi kombëtare, siç ishte së fundmi rasti me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte rast i pastër i vendosjes së shtetit nën kontrollin e bandave qeveria, me shume djallëzi, ndihmuar edhe nga naiviteti i njerëzve, ka ditur të ndezë një konflikt tjeter, i cili sposton vëmendjen e njerëzve . Në rastin konkret nga diskutimi për bandat që kontrollojnë shtetin, te përplasja per vizionin e zhvillimit te Tiranës, për të vazhduar më pas me lavazhin e trurit me kulla dhe sirianë fluturues.
Ngjyrave internacionale të Festivalit botëror të Putinit në Rusinë ekzotike, iu shtua edhe beteja për kullat e fildishta të Fushës. Saktësojmë për kullat e Fushës, jo për Teatrin. Për këtë Kryeministri ka hedhur në lojë një nga kuajt e tij më të fortë në fushën komunikimit dhe trushpëlarjes, Erjon Veliajn “the Unicorn”,i cili me ndihmën dhe naivitetin, edhe të përfaqësuesve të pastërvitur të opozitës, ia doli të hapte nje konflikt te ri dhe ta mediatizonte fort atë, sepse ai e di mirë që konflikti tërheq vëmendje dhe kush kontrollon vëmendjen kontrollon opinionin, dhe kush e kontrollon konfliktin e fiton atë. Jo rastësisht, Veliaj është kthyer edhe në strumbullarin e përplasjeve me aktorët e brishtë.
Konflikti i dytë, në më pak se dy javë, po vjen i gatuar hollë nga të njëjtët sheaf, që gatuan edhe mashtrimin me armët kimike. Ka nisur të endet nga penelopët e spin-it prej kohësh. Portale afër Kryeministrit e nxorrën këtë lepur nga kapelja pikërisht atëherë kur duhej. Është ububuja për shkombëtarizimin e Shqipërisë dhe shndërrimi i saj në Siri. Këtu pastaj fantazia e tyre e shfrenuar i kalon caqet e njerëzores. Aty po derdhin magjinë dhe frustrimin më të papërmbajtur Harry Potterat e komunikimit shqiptar.
Është një festival spektakolar, gati magjik , i cili nisi me tingujt e Ermal Metës dhe avujt e Rita Orës, për të vazhduar me teatrin absurd të qofteve dhe po kulmon me idenë e sirianëve dhe terroristëve të zbutur të ISIS. Pse jo, kur elementë postmodernë me thika, myslimanë, rusë, ISIS, sirianë etj., janë sot stofi që përdoret për të qepur kostumet më idiote të globit.
Sigurisht, skenari është shumë i hollë dhe është punuar enkas për spektatorin naiv dhe të trembur shqiptar. Një projekt disa herë më i madh dhe më i kushtueshëm se ai i armëve kimike, me efekte speciale të jashtëzakonshme . Një skenar të ububushëm me 600 000 sirianë kimikë që të kall datën dhe të jep lemerinë. Të rikthen tek idiotësia dhe mashtrimi i madh me armët kimike për shkak se ato patën shumë sukses tek konspiracionistët e gjithëditur portokalli shqiptar. Të ardhurat nga ky projekt do të përfundojnë në xhepat e varur te brekusheve punk të Kryeministrit.
Në këtë shpëlarje trush marrin pjesë aktorët më në zë të kohës, të ftuar janë edhe të tjerë, të cilët pritet të jenë edhe surpriza e Ramës. Portalet e kontrolluara prej tij nuk reshtin së ndezuri frikërat më të mëdha të të pandërgjegjshmes kolektive te shqiptarët, ndërsa penelopët e shitur marrin shuma marramendëse për të krijuar klimën e përshtatshme që “kali i Trojës” të pranohet në kështjellat e pambrojtura dhe primitive të shqiptarëve.
Të gjithë janë vënë menjëherë në lëvizje për poshtëmarrjen, ndoshta më të angazhuar të vdekjes së njeriut . Është akti i fundit i një breshërie silazhi spektaklesh dhe shiringash me armë kimike, kanabis, çallma, spiunë rusë dhe refugjatë sirianë me qilima fluturues. Skena është bërë gati, prozhektorët verbues janë ndezur. Salla e errët sapo ka filluar të mbushet me njerëz të paguar dhe njëkohësisht të hutuar dhe të mpirë.
Aty këtu ndonjë “copë mishi”me nje sy.
Perdja e skenës ka filluar të hapet. Tani eshte momenti të mbyllni sytë mire. Mund të ketë pasoja fatale për shëndetin tuaj mend(er)-or. Ndërsa vezullimi i i dritave, kombinuar me hip hop-in tironc të Kryeministrit sjell çoroditje masive të sistemit imunitar, kjo mund të rezultojë një overdozë vdekjeprurëse edhe për trupin e dobët dhe të brishtë të shqiptareve dhe sheep-tarëve. Sheep-tarë bëni kujdes, sepse kush kërkon veç vëmendjen, rrezikon t’ju vjedhë nga sytë shpirtin dhe mendjen!