Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Kush është Manfred Weber? Kandidati zyrtar i PPE-së për President të Komisionit Europian
Manfred Weber do të jetë kandidat i Partisë Popullore Europiane (EPP) për t’u bërë kryetar i Komisionit Europian. Weber ja doli të mundë ish-kryeministrin finlandez, Alexander Stubb, në Kongresin e EPP që u mbajt në Helsink. Të dhënat zyrtare të votimit tregojnë se ai arriti të siguronte përkrahjen e pothuajse 80 për qind të delegatëve.
Deutsche Welle shkruan se në krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian, Manfred Weber, erdhi në vitin 2014. Ai konsiderohet si njeri i kompromisit, që mundohet me zë të ulët ta mbajë të bashkuar grupin e tij. Nw shkrimin nw fjalw thuhet gjithashtu se Weber gwzon mbështetjen e kancelares Angela Merkel.
Me pikëpamjet e tij proeuropiane, thotë Deutsche Welle, Weber dallon edhe nga partia e vet, Unioni Kristiansocial i Bavarisë (CSU).
“Sikurse shumë politikanë të BE-së, edhe Manfred Weber ka problemin se atë nuk e njohin shumë njerëz jashtë qarqeve të Brukselit dhe qarkut të votimit të tij në Bavari. Shumë përfaqësues të vendeve të vogla gjermane, pavarësisht nga personi i Manfred Weber-it, e vënë në dyshim idenë që kryetari i Komisionit të jetë gjerman. Ata kanë frikë se kështu shteti më i fuqishëm i BE-së mund të bëhej dominant për ta. Prej vitit 1967 nuk ka qenë më asnjë gjerman në krye të Komisionit. Asokohe ishte Walter Hallstein, i cili nuk kandidoi për herë të dytë, për shkak të presionit të Francës.
Manfred Weber është katolik dhe e ka bërë karrierën në partinë rajonale bavareze dhe është anëtar në shumë instanca udhëheqëse të kësaj partie. Në vitin 1996 ai themeloi një firmë këshillimore për çështje të teknikës së mjedisit, të cilën vazhdon ta udhëheqë edhe sot, sipas të dhënave të tij në uebfaqen e Parlamentit Europian. Këtu ai hyri në vitin 2004, pas një stacioni të shkurtër si deputet në Parlamentin e Landit”, thuhet ndër të tjerash në shkrmin e publikuar nga Deutsche Welle.