Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
“Ky vend do bëhet nga fëmijët tanë”, gazetari tregon çfarë i ndodhi te bankomati me vajzën
Gazetari Martin Leka, ndonëse është treguar më herët pesimist për të ardhmen e Shqipërisë, një gjest i një vajze e ka bërë të ndryshojë mendim.
Leka në një postim në Facebook tregon se si një e re i ka dhënë paratë që më herët nxorri nga bankomati.
“Ky vend behet!
Jo nga ne!
Do behet nga femijet tane e femijet e femijeve tane e brezat me radhe!
Kam qene dhe une pesimist si ndonjeri prej jush, por sapo u binda per kete!
Me duheshin pak leke dhe futa karten ne bankomat! Tani para rreth nje ore!
Provova dy here dhe pagesa nuk kryhej!
Ika me idene se ose nuk ka bankomati leke ose ndonje defekt karte apo ku di une!
Pasi bera 40-50 metra rruge, degjoj zerin e nje goce: o zoteri, o zoteri, o zoteri... ktheva koken pas e vajza dhe djali kishin ne dore 10 mije leke. “Keni harruar te merrni leket, se dhe ne tek bankomati po shkonim”!
Mbeta vetem duke ju thene disa here rresht “faleminderit” dhe harrova ti pyesja per emrin!
Nga keta te rinj do behet Shqiperia!”, shkruan Leka në Facebook.