Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Largimi i Ronaldos, bie numri i tifozëve në “Santiago Bernabeu”
Real Madrid mposhti me rezultatin 2-0 Getafe-n në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë të “La Liga-s”, por ajo që ra në sy ishte fakti që numri i tifozëve në stadium kishte rënë ndjeshëm, pikërisht me ikjen e Ronaldos.
Real Madrid mbrëmë për herë të parë që nga viti 2009 kishte më pak tifozë në një ndeshje e cila luhej në shtëpinë e tyre. 48.446 spektatorë ishin kundër Getafe-s, ndërsa në majin e vitit 2009, në sfidën e fundit të kampionatit ishin 44.270 spektatorë. Pikërisht ne verën e këtij viti do të mbërrinte CR7, prania e të cilit rriti në maksimum shikueshmërinë në stadium.
Sipas “AS”, vitin e kaluar, në sfidën e parë me Valencian ishin të pranishëm në “Bernabeu” 65 mijë shikues. Mesatarja e sezonit të kaluar ka qenë thuajse 67 mijë spektatorë.
Një tjetër fakt që e dëshmon këtë është se në 9 vitet e fundit, dy ndeshjet me rekord negativ të pranisë së spektatorëve janë shënuar kur Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e Realit.