Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Largimi nga Vizion Plus, flet Turjan Hyska: Puna me Sokol Ballën? Nuk di të them...
Turjan Hyska u largua së fundmi nga Vizion Plus, televizioni punoi për vite me radhë, për t’u transferuar te Tv Klan. Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, Hyska ka thënë se po shkon te Klani “me të njëjtin vizion dhe pasion që ka pasur gjithmonë”.
I pyetur për punën me Sokol Ballën, drejtorin e ri të Vizion Plus, dhe nëse kanë të përbashkëta apo dallime në mënyrën se si e shihnin të bërit televizion, Turjan Hyska është përgjigjur: Nuk di të them, pasi nuk kam punuar asnjë ditë me Kolin.
Sa i përket Orinda Hutës, bashkëshortes së tij, Turi sqaroi se ajo do të vijojë të qëndrojë në Vizion Plus dhe nuk ndikon dot në zgjedhjen e saj.