Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
"Lëngu magjik", studimet tregojnë sa të vërteta janë përfitimet shëndetësore të lëngut të selinosë
Në revistat e shëndetit dhe në rrjetët sociale shkruhet se lëngun e selinosë, po ta pini në mëngjes me stomakun bosh, sjell përfitime të shumta shëndetësore.
Përdoruesit e mediave sociale dhe jo vetëm, thonë se konsumimi i lëngut të selinosë ka shëruar tek ata problemet e shëndetit mendor, ekzemën, mund të parandalojë kancerin, etj.
“Nuk është surprizë që çdo gjë që një njeri i famshëm ose me influencë përmend në rrjetet sociale merr shumë vëmendje ", tha dietologia Lisa Drayer, për CNN.
Ajo shpjegon se një kërcell 5 inç ka vetëm tre kalori, një filxhan selino e copëtuar ka 20 kalori, por duke e kthyer atë në lëng shtoni kaloritë.
"Çdo herë që shtrydhni perime ose fruta, i shtoni vaktit tuaj sheqerna, karbohidrate dhe kalori", tha Drayer. Një filxhan me lëng selinoje përmban 42 kalori.