Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Luana Vjollca ndihmon familjen në nevojë: Më kujtoi historinë e familjes time
Moderatorja Luana Vjollca bashkë me disa miq të saj, së fundmi i ka ardhur në ndihmë një familje në Ferizaj të Kosovës, të cilët jetonin në kushte të vështira jetese.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.
Duke qenë se tashmë ndodhemi edhe në muajin e Ramazanit, Luana ka menduar që familjes në nevojë t’i shtrojë një iftar ndryshe.
Por ajo që ka rënë në sy në postimin e saj, ka qenë fakti se ajo e ka konsideruar historinë e familjes në Ferizaj të ngjashme me historinë e familjes së saj.
“Sot vendosa të festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe bashkë me Blerina Kllokoqi Rugova dhe Gent Toska, në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historinë e familjes sime, një nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ja dalë e vetme me tre fëmijë të vegjël, njësoj si nëna jonë. Heroina!”, është shprehur Luana.
Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithve që të ndihmojnë sado pak familjet dhe njerëzit në nevojë.
“Ishte shumë pak ajo çfarë unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi, ndihmoni sot! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vet dhe pavarësisht dëshirës nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është shumë. Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”, ka shkruar Luana Vjollca bashkangjitur fotografive me familjen nga Kosova.
https://www.instagram.com/p/Bi2jXTMHZKi/?taken-by=luanavjollca