Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Lubonja komenton liderët politikë: Rama erdhi si përfaqësues i pushteteve të forta. Berisha nuk ishte zgjedhja më e mirë
“Sali Berisha nuk ishte zgjedhja më e mirë, ndoshta më e keqja brenda atij grupi”, kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja në emisionin “Studio e Hapur” teksa ka folur për mënyrën se si ish-lideri demokrat ka drejtuar Partinë Demokratike.
“Berisha nëse jep shembullin e një demokrati duhej të fillonte dialogun me moncionistët, jo të jepte modelin me të cilin populli ishte mësuar. Ne kishim afeksion ndaj autoritarizmit se ishim mësuar me Enver Hoxhën. Berisha nuk dha një shembull që dhe populli të paraqiste atë pjesën e tij të mirë. Dhe kjo nuk duhet justifikuar me atë determinizmin historik të këtij populli. Por kjo është edhe me përgjegjësi se në fund të fundit njerëzit e ndryshojnë historinë. Mendimi im është që Sali Berisha nuk ishte zgjedhja më e mirë, ndoshta më e keqja brenda atij grupi”, tha Lubonja.
Sa i përket kryeministrit aktual, Edi Ramës, Lubonja tha se ai ka ardhur në pushtet si përfaqësues i pushteteve të forta me një strukturë të ndërtuar që në Bashkinë e Tiranës kur ndiqte politikën “një pallat, një votë”.
“Ne nuk duam të na thonë se e kemi gabim. Dhe Rama këtë bën, në nuk jemi mësuar. Po përmend një shprehje të Ilir Metës “një pallat, një votë”. Rama e ka ndërtuar një strukturë pushteti promovimi nëpërmjet mediave. Dhe nga idea “një pallat, një votë” ai erdhi si përfaqësues i këtyre pushteteve të forta”, u shpreh Lubonja.