Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Manipuluan matësin e dritave, arrestohet pronari i hotelit dhe punonjësit e OSHEE në Shëngjin
Kanë rënë në pranga disa punonjës të OSHEE në Lezhë , bashkë me pronarin e një hoteli. Shkak është bërë zbulimi i manipulimit me matësin e energjisë elektrike në hotel ‘Brilant’, duke shkaktuar një dëm me vlerë 6 milionë lekë.
Sipas njoftimit të OSHEE, Gëzim M. në bashkëpunim me punonjës të tjerë faturonte me 340 leke në muaj Hotel “Brilant” në Shëngjin.
Pronari është njëherësh edhe kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejës.
Njoftimi:
Objekti, me kontrate ne pronësi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milionze leke.
Dosja me proceverbalin perkates i eshte dorezuar prokurorisë, per ndjekje penale, ndersa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjesi eshte shkarkuar nga detyra kurse hotelit i eshte nderpre energjia elektrike.
Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte nderhyre ne mates, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar nje debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u more masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.
OSHEE eshte e detyruar te perserise faktin se askush nuk procedohet ne polici se eshte debitor ndaj faturave, por ne zbatim te nenit 137 te Kodit Penal ndeshkohen ata persona qe: Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin
Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137.
Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.