Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Marin Mema: Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri
Gazetari Marin Mema ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të shpallin ‘non grata’ të gjithë ata ekstremistë grekë që lëshuan dje në Bularat thirrje antishqiptare. Mema thekson se këto thirrje duhet të dënohen edhe nga organizatat ndërkombëtare.
“Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri”, shkruan Marin Mema për ngjarjet e Bularatit, gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.
Reagimi i Marin Memës:
Koret rraciste, thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën!!
Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare. Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar.
Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian. Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të ekzistojë!!