Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Marrëdhënia SHBA-Rusi ndryshoi katër orë më parë”, Trump dhe Putin të gatshëm për bashkëpunim
Presidenti Donald Trump thotë se kaloi një "kohë të mirë të takimit" duke trajtuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane gjatë atyre që i quajti bisedime "konstruktive" me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki.
"Gjatë takimit të sotëm adresova çështjes e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet tona. Mendova se ky ishte një mesazh që duhej dhënë më mirë personalisht," u tha presidenti Trump gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me udhëheqësin rus, raporton Zëri i Amerikës.
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, por presidenti Putin, në komentet e tij tha: "Duhet ta përsëris se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk planifikon të ndërhyjë në procesin zgjedhor amerikan”.
I pyetur se kë beson në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje, presidenti Trump tha se ka besim të madh tek agjencitë amerikane të zbulimit por theksoi gjithashtu se pesidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë në mohimin e tij.
Presidenti Trump tha se bisedimet e tij me presidentin Putinin shkuan mirë. "Marrëdhënia jonë nuk ka qenë kurrë më e keqe se sa është tani. Megjithatë, kjo ndryshoi nga rreth katër orë më parë," tha ai.
Putin tha se bisedimet u zhvilluan në një mënyrë të sinqertë dhe i quajti të suksesshme.
Më herët, presidenti amerikan përdori mediat sociale për të fajësuar politikat e deritanishme për gjendjen e marrëdhënieve amerikane me Moskën.
Incident në konferencën Trump-Putin, reporteri nxirret me forcë nga salla